Mund të jetë ditë me shi, por Miriam Cani e ka “diellin” e saj që shkëlqen dhe ia bën ditën më të bukur.
Bëhet fjalë për Amelie, vajzën e saj dhe Alban Skënderaj. Ajo po rritet dita-ditës, dhe Miriami nuk nguron së publikuari foto të vogëlushes së saj, dhe së fundmi ka shpërndarë një foto të Amelie dhe mbishkrimi është me të vërtetë i bukur: “Dhe mbollëm një rreze diku të shkëlqej sot një diell i vërtetë…#Dashuriaimeepafundme”.
Miriami dhe Albani prej kohësh kanë një arsye më shumë për t’i mbushur ditët me buzëqeshje. A mund të kishte të diel më të ëmbël se kjo?