Dojna dhe Vlashenti do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e bukur e dha vetë Dojna me një video të postuar në Instagram ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. "Fjalet s’me mungojne kurre, por qe te pershkruaj ate qe ndiej tani, do te me duhej ti krijoja. Ndaj po te le ty mam te flasesh, me rrahjet e zemres sate", shkruan moderatorja, e cila bën të ditur se është në javën e 16 të shtatzënisë.
Kujtojmë që Dojna e Vlashenti e nisën vitin 2022 me një udhëtim në Barcelonë. Pikërisht aty Vlashenti i bëri edhe propozimin për martesë moderatores.