Vajza e brishtë që para shumë vitesh këndonte “Pon de replay” sot është një nga këngëtaret më seksi të muzikës botërore.
Albume, këngë të kthyera në hite, bashkëpunime që të mbeten në mendje, njëra ndër këngëtaret më të kërkuara, Riri sot numëron mjaft arritje. Por sa prej jush e dinë si ka qenë ajo e vogël? Me tipare të zbehta, veshje tepër të thjeshtë dhe me buzëqeshjen unike; e tillë paraqitet 29 vjeçarja në këtë foto të bërë para shumë vitesh. Ajo që dallon më së shumti, është stili në të veshur i përvetësuar më së miri që në moshë të vogël. /intv.al/