INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në këtë kohë të ditës jemi më shumë produktivë

Në këtë kohë të ditës jemi më shumë produktivë

Publikuar më: 16:22 09-02-2018

Përpjekja për të qenë kreativë mund të jetë e vështirë kur ndjeheni të përgjumur dhe të privuar nga kafeina. Ndonjëherë thjesht keni probleme ta nxirrni një ide të mirë nga truri juaj.

Por një studim i vitit 2011, i publikuar në revistën “Thinking & Reasoning”, mund ta ketë sekretin e periudhës më të mirë kur ju prireni të jeni inovativ dhe kreativ.

I kryer nga Mareike B. Weith dhe Rose T. Zacks, studimi është përqendruar në atë se si një periudhë e caktuar e ditës ndikon në aftësinë për të zgjidhur problemet e kreativitetit.

‘Proceset frenuese’ e kontrollojnë rrjedhën e informacioneve nga mendimi dhe perceptimi, si dhe ndihmojnë në parandalimin e trurit që të shpërqendrohet.

Weith dhe Zacks, në prezantimin e tyre kanë treguar se proceset frenuese luhaten duke u bazuar në kohën e ditës.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mund të jenë të ndarë në dy grupe: në persona të “mëngjesit” dhe në persona të “mbrëmjes”

Por shkencëtarët thonë se njerëzit e mëngjesit janë më të mirë në zgjidhen e problemit gjatë mbrëmjes, ndërsa personat e mbrëmjes janë më kreativë menjëherë pasi të zgjohen nga gjumi

Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439