Reperja e njohur, Tayna, është një ndër artistet më të pëlqyera të momentit. Fama e saj tashmë duket se ka kaluar edhe kufijtë. Këngët e saj që janë kthyer në hite, kanë nisur të dëgjohen kudo, madje edhe nga personazhe me famë ndërkombëtare.
Së fundmi, ashtu si shumë artistë të tjerë edhe Tayna është vetëizoluar si pasojë e coronavirus. Por, si duket izolimi nuk ka ndikuar që të mbesë prapa me projekte muzikore, pasi ajo thotë se ka 12 këngë ende të pa publikuara. Përmes një Instastory, reperja e famshme ka thënë se është në hall se çfarë të bëjë në vitin 2022.
Ndërsa, duke u bazuar në këtë, tashmë një projekt i ri nga Tayna mund të jetë rrugës, e padyshim pritet me padurim nga adhuruesit e saj të shumtë. Kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Lakmitare” që erdhi në bashkëpunim me reperin, Mozzik dhe pati një sukses të madh.