INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në këtë restorant paguani më pak nëse nuk përdorni telefonin në tavolinë

Në këtë restorant paguani më pak nëse nuk përdorni telefonin në tavolinë

Publikuar më: 20:30 16-09-2016

Ka disa vite që telefonat celularë janë bërë pjesë e pandashme e jona dhe nëse kjo pajisje është inteligjente, varësia ndaj tyre bëhet më e madhe.

Janë të shumta përpjekjet apo idetë origjinale në mbarë botën që synojnë të shkëpusin këtë lidhje, por pak ia kanë dalë. E fundit që e provon është një restorant në periferi të Teramos në Itali. Dy pronarët e restorantit luksoz kanë menduar që të ofrojnë 15 përqind zbritje nga fatura për të gjithë klientët që paraqiten për të ngrënë pa telefonin me vete.

Për këtë ata kanë menduar që ashtu siç lihet një çadër, xhaketa apo pallto, të lihet edhe celulari; në hyrje të restorantit.

“Shohim gjithnjë e më shumë klientët tanë që vijnë për të ngrënë dhe mes tyre nuk ndodh thuajse asgjë, nuk bisedohet më asgjë, por mendjen e kanë tek telefoni”, thotë Roberto Tulli, njëri prej pronarëve të restorantit.

“Ideja lindi prej nevojës për t’u kthyer në normalitet, të shohim njerëz që teksa shijojnë ushqimin dhe verën tonë të bisedojnë me njëri-tjetrin”, thotë Clara Di Cesare, menaxhere e restorantit

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057