INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në këtë situatë të vështirë prej CORONAVIRUS, Almeda Abazi dhe Tolga bëjnë gjestin fisnik që duhet duartrokitur! [FOTO]

Në këtë situatë të vështirë prej CORONAVIRUS, Almeda Abazi dhe Tolga bëjnë gjestin fisnik që duhet duartrokitur! [FOTO]

Publikuar më: 14:31 26-03-2020

Përhapja e vrullshme e koronavirusit ka paralizuar jetën e shumë njerëzve nëpër botë sot. Izolimi vjen me një kostojo vetëm psikologjike, por edhe financiare. Pikërisht në një situatë të tillë, Almeda Abazi dhe partneri i saj Tolgahan Sayisman kanë vendosur të japin ndihmesën e tyre modeste, duke ua lehtësuar barrën në këtë moment të vështirë atyre që janë vërtet në hall.

Kështu, sipas “Ennmagazinn”, ata kanë zgjedhur të mos e marrin qiranë e tre shtëpive që kanë në Amerikë dhe 4 të tjerave në Turqi. Kjo është ndihma që po u japin familjeve që mund të hasin në vështirësi ekonomike përgjatë kësaj periudhe, kur mjaft njerëz mund të kenë probleme me punën, e këtij shqetësimi i shtohet dhe ai i të mbeturit jashtë.

Fansat, e jo vetëm ata, e kanë vlerësuar mjaft veprimin e dyshes.

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209