Cilësohet si “Shteti musliman që shpëtoi hebrenjtë gjatë Holokaustit”.
Në video thuhet:
“6 milionë hebrenj europianë u vranë nga nazistët. I vetmi shtet që shpëtoi hebrenjtë që rrezikonin vdekjen ishte musliman. Bëhet fjalë për Shqipërinë. Hebrenjtë dhe muslimanët jetuan në paqe për shekuj me radhë. Në vitin 1943 Gjermania pushtoi Shqipërinë. Gjermanët donin një listë të plotë hebrenjsh për t’ia shtuar vrasjeve të tyre, por Shqipëria refuzoi ta dorëzonte. Hebrenjtë përreth Europës dëgjuan për këtë vend strehimi musliman. Të ndjekur nga nazistët, familjet hebreje iu drejtuan Shqipërisë për mbrojtje. Shqiptarët ndjekin një kod nderi të quajtur si “besë”. Ky kod i bën shqiptarët të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Në fund të luftës së dytë botërore, komuniteti hebre në Shqipëri ishte dhjetëfishuar. As edhe një hebre i vetëm në Shqipëri nuk përfundoi në një kamp nazist. Pyesni shqiptarët se pse i ndihmuan hebrenjtë. Ata thanë: “Kjo është ajo që ne duhet të bënim”. Në ditën ndërkombëtare përkujtimore të Holokaustit, bota falenderon Shqipërinë.”