INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në këto ditë të vështira, INSTAGRAM sjell risinë që na pëlqen të gjithëve! [FOTO]

Në këto ditë të vështira, INSTAGRAM sjell risinë që na pëlqen të gjithëve! [FOTO]

Publikuar më: 16:37 25-03-2020

Njëherë e një kohë koncepti i kafes bashkonte të rinjtë për tu ulur diku dhe të ndanin informacion me njëri-tjetrin, libra, citate, gazeta, fotografi. Kohët evolojnë dhe tradita kalon nga brezi në brez, bëjmë të njëjtën gjë si gjyshrit a prindërit tanë, ulemi në kafe dhe i tregojmë njëri tjetrit video dhe foto nga Instagrami në mënyrë që të vazhdojmë të mbajmë sa më lart nivelin e intelektit të imponuar nga paraardhësit tanë.

Epo uleshim, sepse tani ska më kafe hapur.

Mos u shqetëso sepse Instagram ka menduar për të gjithë ne, pasi më në fund gjatë videotelefonatave që tashmë i kanë zënë vendin takimeve, mund të eksplorojmë postime së bashku.

Opsioni që nuk do të lejojë që ti zhgënjesh gjyshërit e tu quhet Co-Watching dhe siç kuptohet nga vetë emri gjatë telefonatës video në Direct tek butoni i ku zakonisht dërgohen foto do të kesh mundësinë të shpërndash edhe materialet e preferuara, ato më të pëlqyera, të rekomanduara apo të ruajtura.

Pra më në fund do të mund të shpërndajmë meme në real-time.

Lëvizja është pjesë e masave që Instagram po ndërmerr për të promovuar distancimin social që aq shumë i duhet botës në ditë të tilla.

oxhak.jpg

 

Së bashku me këtë opsion, Instagram do të censurojë rëndë çdo material i cili shpërndan informacion të paverifikuar nga institicione të besueshme si OBSH. Përfshi këtu teori të ndryshme konspiracioni që qarkullojnë në platformë. Për këtë do të vënë në dispozicion edhe të vetë përdoruesve butona sinjalizues për të mbuluar sa më shumë kontent të jetë e mundur./ Geekroom.al

Article Logic
Execution time: 0.0039970874786377