Pas bashkëpunimit me Muharrem Ahmetin, Enca ka gati këngën e rradhës, një këngë të cilën e kishte njoftuar prej kohësh e që ka ardhur koha të publikohet.
Enca ka publikuar sot një video nga xhirimet e klipit ku shfaqen vajza me rroba banjo, disa të shtrira përtokë e të dehura dhe të tjera në shtrat.
Video menjëherë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe komentet nga fansat kanë qenë të shumta.
Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe komenti i pornostares së njohur Kendra Lust, e cila nuk lë postim pa i komentuar yllit shqiptar. Kështu Enca i bëri një ftesë zyrtare që të jetë pjesë e klipit të saj të rradhës.
Kendra e priti mjaft mirë këtë ftesë nga Enca dhe i shkruajti kështu “Do ishte shumë qejf”.
Madje disa prej tyre e krahasojnë Encën me Dan Bilzerianin, personazhi amerikan i njohur për jetën luksoze dhe fotot me femra. Si duket për të gjithë ata që e kanë krahasuar me miliarderin, Enca ka një përgjigje dhe u thotë ta thërrasin: Dan Bilzeresha!
Kënga e re e Encës mban titullin "Jealous" dhe do të publikohet javës që vjen, këtë e konfirmuar vetë Enca.