Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës i kërkon 47 shteteve anëtare të vlerësojnë lirinë e aksesit, të shprehjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në internet. Në një kohë që ky rekomandim i BE po përhapet në vendet anëtare në Shqipëri duket se po ndodh e kundërta. Aktualisht qeveria shqiptare po kërkon të miratojë një ligj, që kufizon komentet në median online.
Madje BE do të nisë dhe monitorimet. Për të drejtuar këtë proçes vlerësimi shtetet do të ndjekin një sërë të dhënash që përmban rekomandimi, që japin parametrat që duhen respektuar për të garantuar lirinë dhe të drejtat e njeriut në internet, shkruan TCH.
Të ndara në pesë grupe të dhënat përcaktojnë standardet e aksesit, lirisë së shprehjes, lirisë së medias e shoqërive, mbrojtjes së jetës private e të dhënave personale, si dhe mjetet efektive që duhet të kenë vetë shtetet për ti dhënë mundësi qytetarëve të denoncojnë shkeljen e të drejtave të tyre.
Mes të dhënave është edhe një listë parametrash që shtetet duhet të respektojnë gjatë procesit të vlerësimit.