Këngët e saj na ka treguar se dinë si të jenë në top lista dhe renditen si hite të cilat fansat i adhurojnë.
Një seri suksesesh e ka karakterizuar jetën artistike të këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa por me shumë të drejtë mund të pyesni si ka mundësi? Ose nga vjen i gjithë ky sukses?
Me siguri të gjithë e kemi parë që një artist të shkëlqejë i duhet dhe mbështetja shpirtërore e dikujt që e ka vërtet përzemër.
Dua e ka një fans që e shoqëron thuajse në çdo moment të jetës së saj artistike dhe ai është babai i saj Dukagjin Lipa.
Babai i Dua-s e shoqëron yllin shqiptar thuajse në çdo performancë dhe këtë na e ka treguar edhe me postimet e tij në Instastory.
Të gjithë duhet të kenë zili! Baba si i Dua Lipës vështirë se gjeni.