Të gjithë sytë te Kim Kardashian!
35 vjeçarja shoqëroi bashkëshortin e saj Kanye West në koncertin e tij të rradhës të turit muzikor “The Saint Pablo”, por e gjithë vëmendja ishte te ajo. Kim dukej mahnitëse e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi, me dekolte të hapur, dhe për më tepër reçipetat i kishte harruar në shtëpi. Kjo, vetëm një ditë pasi postoi pamje të trupit të saj nudo... Ndërsa Kanye ishte i veshur totalisht me të bardha, dhe me siguri dukej pak në hije në krah të bashkëshortes së tij.
Ashtu si shumë herë të tjera, çifti i njohur ishin vonë për në AmericanAirlines Arena, jo pak, por një orë e gjysmë. Më pas, ndërkohë që West po performonte në skenë, Kim u tregoi asetet e saj, fansave me anë të një videoje në Snapchat.