INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në Kosovë jepet ultimatumi, nga nesër të gjitha universitetet publike në grevë, ja arsyeja

Në Kosovë jepet ultimatumi, nga nesër të gjitha universitetet publike në grevë, ja arsyeja

Publikuar më: 19:49 28-01-2019

Në Kosovë është marrë një vendim, i cili prek të gjitha universitet publike. Pas një mbledhje të rektorëve të universiteteve publike ata vendosën se do të dalin në grevë deri në plotësimin e kërkesave.

Shkak për këtë janë bërë veprimet e fundit të Agjencisë Kosovare për Akreditim për mbylljen e programeve.

Zëvendëskryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku ka shpjeguar këtë vendim drastik duke thënë se ata menjëherë kërkojnë shkarkimin e ministrit të arsimit Shqyri Bytyqi, gjithë anëtarët e AKA-së dhe të shfuqizohet vendimi i tyre.

Ai po ashtu, njoftoi se do të ndërpriten gjitha kontaktet me ministrin aktual. Ndërsa, kërkoi takim me krerët e institucioneve për zgjidhje të kësaj situate.

Bashkangjitur gjeni kërkesën e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, për siç thuhet “veprime urgjente në mbrojtjen e sistemit të arsimit të lartë publik nga degradimi”, drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovë, Hashim Thaçit, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, si dhe Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

vendimet.jpg

venidmet_2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002