INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në krah të emrave më të njohur, Noizy arrin suksesin që çdo artist do e donte

Në krah të emrave më të njohur, Noizy arrin suksesin që çdo artist do e donte

Publikuar më: 13:34 09-03-2024

Noizy sapo i ka shtuar sukseseve të tij një tjetër arritje, të paktën sa i takon karrierës, teksa përtej faktit që është një nga të paktët artistë që ja ka dalë të realizojë një festival Hip Hop-i në Shqipëri, po ashtu të ketë edhe një film të tijin, tashmë do performojë në një prej skenave më të rëndësishme në Evropë.

Po flasim për “Openair Frauenfeld”, eventin të konsideruar si festivalin më të madh të muzikës hip-hop në kontinent dhe një ndër më të njohurit në botë, që mbahet në qytetin zvicerian të Frauenfeld nga 11 deri në 13 korrik. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga vetë reperi në Instagram-in e tij, Noizy do të performojë në skenë me artist të kalibrit botëror, të paktën sa i takon muzikës rap, si 21 Savage, Playboi Carti, Gunna, Ice Spice, Offset, Nicki Minaj dhe Skepta.

Për ju që nuk e dini, “Openair Frauenfeld” është një festival i përvitshëm dhe konsiderohet si një ndër eventet më të mëdha "open air" në Zvicër dhe në të gjithë Evropën, ndërsa organizohet që prej vitit 1985, por nuk ka qenë gjithnjë i dedikuar për muzikën hip hop. Kështu, më parë ai quahej "Out in the Green Festival" dhe i dedikohej zhanrit rock dhe blues, ndërsa në vititn 2007 ndrroi emër dhe u bë vit pas viti "shëpi" e artistëve si Jay Z, Kanye West, Eminem, Snoop Dog, Kendrick Lamar, A$AP Rocky, Travis Scott apo 50 Cent. Publiku që merr pjesë në event, zakonisht i kalon 150 mijë njerëzit gjatë 3 ditëve koncert.

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539