Elita Rudi dhe Gjiko janë dy prindërit nga më të rinj në shoëbizzin shqiptar.
Ardhja në jetë e Zërit të vogël përpara një muaji e pak ditëve ishte padyshim një gëzim i madh.
Reperi dhe moderatorja vendosën që mos t’ja mbulonin fytyrën vogëlushit, por herë pas here t’i mbanin ndjekësit në kontakt me të, duke ndarë disa momente të mrekullueshme.
E tillë ka qenë edhe një foto e shpërndarë nga Elita ku në të Gjiko shfaqet duke e puthur bashkëshorten teksa në kraharor mban Zërin i cili është duke fjetur.
"Dashuria e familjes është bekimi më i madh i jetës", shkruan Elita.