Vendi ynë kaloi një seri lëkundjesh sizmike duke na panikosur të gjithë. Lëkundjet u ndjenë edhe gjatë regjistrimit në ‘Një kat më lart’, video që u bë virale pak ditë më parë. Ndërkohë këngëtarja Gerta Mahmutaj i tregoi Ermalit eksperiencën e saj me lëkundjen e madhe të ditës së parë. Duke qënë se ajo fle deri vonë, nuk kishte si të ndodhte ndryshe… ishte në krevat me partnerin e saj.
“E di që s’është mirë të fle paradite po e kam nga puna. Po flija. Ne kemi dollapin shumë afër me krevatin. Mendova se po e bënte Vani me këmbë. Më thotë i përgjumur: ça bën? I thashë jo unë, ti me këmbë. Joo, tërmettt!! (qesh)’’
Siç ndodh në këto çaste paniku, shumë rendin të vrapojnë e dalin në ambjente të hapura. Kështu bëri edhe këngëtarja. Ku shkoi? Si? Zbuloni më shumë nga ky moment që tani duket qesharak, por që në ato çaste ishte tmerrues, pas minutës së 10-të të intervistës në ‘Një kat më lart’.