INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia e Tiranës do pastrojë dhe hot spotet, fton dhe opozitën

Bashkia e Tiranës do pastrojë dhe hot spotet, fton dhe opozitën

Publikuar më: 13:08 22-12-2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa ka lajmëruar se nesër do startojë në kryeqytet Aksioni Kombëtar për Pastrimin ka dhënë një lajm të mirë, pasi do të pastrohen dhe 35 zonat më të ndotura dhe kyesisht me materiale helmuese apo siç quhen ndryshe hot spote. “Ne do të vijojmë me nisma të tilla dhe më vjen mirë që nga një situatë ku e nisëm dy vite më parë ku Tirana kishte mbi 300 hot spote, ne kemi identifikuar për pastrimin nesër rreth 35. Do të thotë që është dita me natën me ç'ka qenë. A s’do të ishte bukur që të kishim nesër edhe dy partitë e opozitës për pastrim, të merrnin edhe ata qeset të jepnin edhe ata një model," tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834