Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Kukës, ku shpalosi platformën e tij për zgjedhjet e 25 qershorit.
Rama zhvilloi një takim me gra ish-artizane të zonës, prej të cilave nuk munguan as surprizat.
Ato kishin përgatitur një surprizë për djalin e vogël të kryeministrit, Zahon, një kostum tradicional të zonës.
Mirëpo në mbyllje të takimit, një vajzë i ka drejtuar një buqetë me lule.
Vajza drejtohet drejt kryeministrit ndërsa Rama e ka refuzuar buqetën për shkak se e ka drejtuar vajzën për tek deputetja Mimi Kodheli.
Sakaq Rama gjatë fjalës së tij u ka bërë thirrje banorëve që të “rrahin PD” duke mos i votuar.
“Nëse e do PD me gjithë mend nuk e voto. Se kush të rref të do PD-ja duhet rraf që të zejë mend… Kush të rref të do, kshuqë futi një drru të mirë PD që të mari mend…”, tha Rama.