Një nga të ftuarat e mbrëmjes së djeshme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli.
Në sfidën e parë Blerta na zbuloi si i ka punët me zemrën dhe se nuk është në një lidhje dashurie.
“A je single? Nese po i dashuri yt duhet të jetë nga Kosova apo nga Shqipëria?” ishte kjo pyetja iu drejtua Miss Universe Kosova 2020 dhe përgjigjia e saj habiti të gjithë në studio pasi tha se nuk do një burrë shqiptar.
“Jam single dhe nuk dua burrë shqiptar”, u shpreh Blerta Veseli.