Zjarri i përmasave të mëdha që ra mbrëmjen e kaluar në Fan të Mirditës është shuar vetëm sot në mëngjes. Ai ka përfshirë një sipërfaqe prej 10 hektarësh me pyll dhe u rrezikuan e 10 banesa.
Pas disa orësh ‘luftë’ me flakët, zjarrfikësit në bashkëpunim dhe me policinë e banorët e zonës kanë arritur të neutralizojnë zjarrin.
Mësohet se ndërhyrja e zjarrfikësve ishte tepër e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Nuk dihet ende nëse zjarri ishte i qëllimshëm për hapjen e kullotave të reja dhe priten hetimet për të zbardhur të vërtetën.