INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në luftë me plakjen… Studiuesit zbulojnë molekulat që rrisin jetëgjatësinë [Video]

Publikuar më: 18:17 01-03-2017

Ajo që më parë tingëllonte si e pazakontë, lufta kundër plakjes, po kthehet në realitet nga shkencëtarët duke u dhënë shpresë njerëzve për rritje të jetëgjatësisë.  Një ekip i studiuesve të Institutit të Onkologjisë Molekulare (IFOM) në Milano të Italisë ka identifikuar  molekulat e veçanta që do të luftojnë plakjen qelizore. Këto molekula do të shërbejnë për të bllokuar sinjalet që çojnë në plakjen qelizore, gjë që shkaktohet nga përkeqësimi i sekuencave të ADN-së. Këto të fundit janë të vendosura në skajet e kromozomeve të tyre me funksion, që të mbajnë të paprekur përmbajtjen e ADN-së në kromozome. Studimi i botuar në Nature Communications, siguron mënyrën e duhur për të ndërhyrë në plakjen e qelizave në disa nga 'patologjitë telomerike ", që përfshijnë cerozën e mëlçisë, fibrozën pulmonare, diabetin, katarakte, osteoporozën dhe artritin.  Por nuk bejne perjashtim edhe sëmundje të rralla si Progeria, e karakterizuar nga plakja e parakohshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036349296569824