INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Në mbështetje të motrave të mia shqiptare!' Bebe Rexha përkrah dy këngëtaret shqiptare dhe na i bëri zemrën mal! [FOTO]

'Në mbështetje të motrave të mia shqiptare!' Bebe Rexha përkrah dy këngëtaret shqiptare dhe na i bëri zemrën mal! [FOTO]

Publikuar më: 20:32 20-11-2020

Na duhet të pranojmë që artistë shqiptarë të njohur në botë kemi plot... duke nisur që nga këngëtarë të njohur lirikë e deri te popstarët!

Dhe një nga popstarët më në zë të momentit në Hollywood dhe jo vetëm është Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë dibrane.

Bebe nuk e ka fshehur kurrë suportin e saj për artistët e tjerë shqiptarë që kanë prekur tregun ndërkombëtar dhe kështu ka bërë së fundmi.

Nëpërmjet dy Instastory-ve ajo ka treguar suport maksimal ndaj Enisës dhe Dua Lipës (në bashkëpunim me Miley Cyrus), që kanë publikuar ditën e sotme projektet e tyre të reja.

20201120_171327.jpg

Do i suportoj motrat e mia shqiptare”- ka shkruar Bebe krah videos së Enisës, teksa krah videos së Duas shkruan: “Shumë nxehtë!”

20201120_171318.jpg

Enisa është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare e vendosur në New York dhe prej vitesh është bërë pjesë e tregut ndërkombëtar.

Article Logic
Execution time: 0.0052800178527832