Ndërkohë që Mozzik vazhdon të prodhojë hite, Loredana po përflitet për një tjetër lidhje dhe bëhet fjalë për një romancë me reperin e famshëm në Gjermani, Zuna.
Prej disa javësh kanë qarkulluar disa thashetheme dhe mbrëmjen e djeshme dyshimet janë shtuar akoma më shumë.
Në Gjermani është rihapur një klub nate, i cili mbrëmë kishte si tematikë "Lovers Night" ( Nata e të dashuruarve) dhe Loredana ishte e ftuara speciale për të performuar. "Prive.al" ka zbuluar se reperja ishte gjithë kohës e shoqëruar nga Zuna, gjatë qëndrimit në zonën VIP. Dyshja kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë dhe kanë shijuar atmosferën e të dashuruarve.
Po ashtu vetë reperi ka publikuar një foto në Instastory duke provuar se mbrëmjen e djeshme është ndodhur në të njëjtin lokal me Loredanën.