Mbrëmjen e djeshme janë finalizuar çmimet 'Grammy' dhe duket se mbretëresha e natës gala u shpall 18-vjeçarja Billie Eilish.Kjo mbrëmje spektakolare iu dedikua legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili u nda nga jeta vetëm disa orë para shfaqjes në moshën 41-vjeçare në një aksident ajror, bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna.
Billie Eilish fitoi plot pesë çmime të mëdha duke përfshirë këtu, artisti më i mirë i ri, regjistrimi i vitit, albumi i vitit, kënga e vitit dhe albumin më të mirë të vokalit pop.
Me këto fitore Eilish ka shkruar historinë e ndarjes së çmimeve ‘Grammy’, pasi është femra e parë dhe personi i dytë që fitoi regjistrimin e vitit, albumin e vitit, këngën e vitit dhe artistin më të mirë të ri në të njëjtin vit.
Artisti i parë që e bëri këtë ishte Christopher Cross në 1981. Ndërsa Adele gjithashtu ka fituar të katër trofetë, por e bëri këtë gjatë tre viteve