INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në mbrojtje të kufijve të jashtëm të BE-së. Italia dhe Austria reformojnë rregullat

Në mbrojtje të kufijve të jashtëm të BE-së. Italia dhe Austria reformojnë rregullat

Publikuar më: 14:48 21-06-2018
Matteo Salvini, Ministër i Brendshëm i Italisë, ka pritur në një takim pune në Romë homologun e tij ausrtriak Herbert Kickl dhe zëvëndës/kancelarin Heinz-Christian Strache.
Ministri i Brendshëm italian u shpreh se: "Aktualisht jemi në një moment historik e si kurrë më parë Europa ka sot mundësinë për të ndryshuar e për t'u përmirësuar ndaj problematikës së emigracionit, luftës kundër terrorizmit, sigurisë e mbrojtjes së kufijve të jashtëm. Emigrimin në masë, jashtë kontrollit, dëmton para së gjithash ata pak refugjatë të vërtetë që largohen nga lufta "
Ndërsa Ministri i Brendshëm Austriak, Herbert Kickl,ka pohuar:  ‘Duhet një ndryshim radikal i mendimit, një kthesë e sistemit të azilkërkuesve. Duhet të kthejmë besimin e njerëzve tek politika dhe tek Bashkimi Europian. Gjatë këtyre orëve, po punohet për përfundimin e një relacioni të qeverisë italiane në reformimin e rregullave europiane mbi emigracionin, mbi mbrojtjen e sigurinë e qytetarëve italianë, por dhe të gjithë atyre që nisen e rrezikojnë të vdesin në ujërat e Mesdheut"
Të dy Ministrat e Brendshëm Salvini e Kickl deklaruan gjatë një konferencë të përbashkët për mediat, se janë në dakortësi të plotë për të punuar së bashku me vendet e tjera anëtare të BE-së, në mbrojtje të kufijve të jashtëm e për të ndalur trafikantët. Në 1 korrik, Austria do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian e Ministri italian u shpreh se "shpreson mjaft në këtë gjashtë mujor të ardhshëm të BE-së".
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0035748481750488