INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në mëngjes apo në darkë? Zbuloni momentin e duhur se kur duhet të bëni dush

Në mëngjes apo në darkë? Zbuloni momentin e duhur se kur duhet të bëni dush

Publikuar më: 09:00 14-05-2019

Të shumtë janë ata njerëz që sapo zgjohen gjëja e parë që bëjnë është dushi. Të tjerë preferon të lahen në mbrëmje para se të flejnë gjumë. Por a e dini cili është momenti më i mirë për të bërë dush?

Dushi i mëngjesit

Lëkura e yndyrshme:Nëse keni lëkurë të yndyrshme të prirë për puçrra, poret e zmadhuara dhe probleme të tjera të lëkurës, shkencëtarët këshillojnë se është më mirë për të përfshirë në rutinën e përditshme dushin e mëngjesit.

Ide më të mira:Nëse merreni me ndonjë punë krijuese dhe keni nevojë për një frymëzim në mëngjes që do të ju mbajë gjatë gjithë ditës dhe për të qenë produktiv, më mirë do të jetë të bëni dush në mëngjes. Uji ka një efekt të fortë meditimi dhe disa rezultate treguan se dushi në mëngjes çon në aktivizimin e valëve të trurit dhe pastaj lindin një shumëllojshmëri e ideve kreative që do t’ju ndihmojnë të ofroni rezultate më të mira në punë.

Përmirëson qarkullimin

Nëse nuk jeni person që zgjohet herët dhe keni probleme me zgjimin herët në mëngjes, ju këshillojmë që aktiviteti i parë i juaji në mëngjes te jetë dushi. Kjo do të ndihmojë që të kthjelleni nga gjumi. Dushi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe jep rezultate pozitive dhe duket se jep më shumë energji gjatë ditës. Për rezultate edhe më të mira, dy minuta e fundit bëni dush me ujë të ftohtë.

Dushi në mbrëmje

Relaksim:Dushi në mbrëmje është një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur pas një dite të gjatë. Dushi ul presionin e gjakut, zvogëlon stresin, relakson muskujt.

Article Logic
Execution time: 0.0040891170501709