Një bari i plagosur ka mbetur i bllokuar në borë prej disa orësh, në një terren të vështirë të Malësisë së Madhe.
Pas 4 orësh kërkime në terren, shërbimi i Urgjencës Kombëtare Mjekësore ka realizuar gjetjen e 25 vjeçarit.
Ai është transportuar menjëherë me helikopter drejt spitalit universitar të Traumës.
Mësohet se tashmë bariu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.