Ajo është padyshim ndër personazhet publik më të ndjekur dhe më me influencë në rrjetet sociale.
Prej disa kohësh tashmë, Lori Hoxha ka bërë shpërnguljen përfundimtare Londër, për të ndjekur studimet.
Dy ditëve të fundit, Lori ka postuar disa foto nga Londra dhe në komentet drejtuar saj,shumë prej bashkëmoshatarëve i kanë kërkuar të japë mbështetjen ndaj studentëve, përderisa dhe ajo është një e tillë.
Ka nga ato komentues të cilët i kujtojnë se ajo është ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale dhe duke qënë e tillë duhet të bëjë një video për të treguar mbështetjen e saj ndaj tyre.
Lori nuk ka reaguar dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për protestën që studentët kanë ngritur prej 4 ditësh.