Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Hasit në kuadër të fushatës elektorale.
Por në këtë takim përveç mbështetësve socialist, të pranishëm ishin edhe mbështetës të PD.
Teksa kryeministri po fliste për Bashën, disa qytetarë lëshohim brohorima, bënim me duar numrin 6 si kundërpërgjigje ndaj tij por edhe valëvisnin flamuj të PD.
Por kryeministri Rama nuk ka nguruar t’u kthejë përgjigje, i cili u premtoi se pas fitores së PD ai do të vinte në zyrën e PD në Kukës për të pirë së bashku me to një kafe.
“Ti mos bertit aty, se e kam mik unë Lulin. Ju them miqësisht Luli është i mirë për në TV, ama u fik TV Lulin e keni për qejf të vet.
Merrrni në telefon kushërinjtë që keni në Tiranë, e kishin 4 vjet ata kryetar bashkie. Katër vjet sahati i Tiranës nuk punon. Ti që më bërtet që aty mos më bërrit se i thashë Lulit. C’është ajo 6, se fitoni ca deptuetë të opozitës në Parlament, nuk fitoni me shume, ndaj votoni 2 dëgjoni mua do dalin fjalët e mia ndaj mos na turpëroni. . Lulin mbajeni në mendje, mua në zemër. Se ju më keni borxh mua, kush ua nxori Lulin nga cadra? Ju s’do ishit aty tani do ishit në kafe e s’do kishit shans të merrnit pjesë në votime, ju jeni ul aty e tani do votoni”, tha Rama.
Simpatizantët e PD-së, e ftuan Ramën për kafe dhe kryeministri iu përgjigj menjëherë.
“Duan të më japin kafe? Do vi unë për kafe, pas 25 qershorit, mbajeni zyrën aty se e keni bërë bukur, dhe do festojmë për fitoren e Shqipërisë”, tha më tej Rama.