INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në moshën 12-vjeçare pranohet në Universitet. Gjeniu i fizikës rrëfen sesi e priti lajmin [VIDEO]

Në moshën 12-vjeçare pranohet në Universitet. Gjeniu i fizikës rrëfen sesi e priti lajmin [VIDEO]

Publikuar më: 12:14 04-08-2018

Fëmijët e moshës së tij ndjekin shkollën fillore në Meksikë. Por Carlos Santamaria Diaz edhe pse është vetëm 12 vjeç do të ndjekë universitetin. Ai është studenti më i ri i pranuar ndonjëherë në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës. Carlos i cili do të studiojë për fizikën biomjekësore nuk do që ta quajnë "gjeni". Ai do të studiojë në Fakultetin e Shkencave ku mosha mesatare e studentëve është 18-20 vjeç. 25% e tyre janë mbi 26 vjeç. Carlos u vlerësua me 105 pikë nga 120 maksimalja e pikëve të testit të pranimit . 12-vjeçari tregon se vështirësia qëndronte që prindërit e tij të bindnin njerëzit që ta lejonin të merrte provimet për shkollën e mesme e që të aplikonte në universitet. I pyetur nëse e konsideron veten gjeni, Carlos thotë “nuk më pëlqen ta përdor këtë fjalë”. Pafajësia e tij dhe lumturia, duken teksa tregon sesi e priti lajmin familja. “U ulëm të tre, unë, babi dhe mami. Të gjithë nervozë, por mami më shumë. Prit, ta shohim ku jam, 105 pikë, jam kualifikuar? Po. Qeshëm, mami im bërtiti nga gëzimi”. Qesh...”Pastaj filluam ti telefononim të gjithë, gjyshërit, hallat, madje edhe kushëririn që është në Japoni”-tregon 12-vjeçari ndërsa rrëfen e planet e tij. Carlos thotë se disa projekte në mendje të cilat shpreson ti realizojë në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605