INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në moshën 30-vjeçare do arrini kulmin e kënaqësisë seksuale. 6 Faktet interesante!

Në moshën 30-vjeçare do arrini kulmin e kënaqësisë seksuale. 6 Faktet interesante!

Publikuar më: 12:27 03-02-2017
Jeta seksuale zë një vend të rëndësishëm në jetën e secilit.
Sipas intv.al në moshën 30-vjeçare do keni mundësinë të arrini kulmin tuaj seksual. Ja pse jeta juaj seksuale do arrijë një përmirësim drastik në moshën 30-vjeçare:
 
1. Do arrini orgazëm nga penetrimi
Ekspertët thonë se midis moshën 29-vjeçare dhe 30-vjeçare do arrini gjithmonë e më shumë orgazmën. Në këtë moshë secili e njeh më shumë veten e tij dhe bën seks në pozicionet që vërtet e kënaqin, duke gjetur edhe pikën G. Pozicionimi i duhur gjatë seksit në këtë moshë, do jetë i duhuri.
 
2. Nuk do e urreni më trupin tuaj
Mesa duket në këtë moshë njerëzit fillojnë të kenë më shumë vetbesim dhe nuk e kanë më kompleks trupin e tyre. Një nga problemet më të mëdha të njerëzve është problemi që kanë me trupin e tyre, sepse në shumicën e kohës nuk e pëlqejnë dhe kjo reflektohet edhe te partneri. Në moshën 30-vjeçare këto probleme zbehen dhe ju filloni ta shijoni ashtu si duhet seksin, duke arritur më shpesh orgazmën.
 
3. Do krijoni role 
Më përpara keni pasur frikë të merrnit situatën në kontroll. Pasiguria ka bërë që mos ta shijonit  tamam jetën tuaj seksuale. Në moshën 30-vjeçare e dini se çfarë dëshironi dhe filloni edhe të krijoni role në shtrat, duke eksperimentuar për ta shijuar më shumë seksin. Tashmë, nuk do nënshtroheni vetëm ju, por edhe partneri.
 
 
4. Do bëni seks me njerëzit që ju bëjnë të ndiheni të sigurt dhe ju respektojnë
Sipas intv.al njerëzit kur kanë qenë më të rinj shkonin edhe me njerëz që i trajtonin shumë keq. Ndërsa në moshën 30-vjeçare ata i përzgjedhin më shumë njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksuale. Për ta me rëndësi është që të ndihen të sigurt dhe të respektuar.
 
5. Nuk është e nevojshme për të qenë të dehur
Në moshën 30-vjeçare njerëzit kanë më shumë vetbesim dhe nuk e kanë të nevojshme të bëhen tap për të shkuar në shtrat me dikë. Sipas intv.al, dikur kanë pasur komplekse të shumta dhe dehja ishte një zgjidhje e mirë për të hequr emocionet e tyre.
 
6. Shkoni vetëm me njerëzit që tërhiqeni
Me përpara edhe mund të keni shkuar me persona që nuk ju kanë tërhequr shumë, sepse mjaftonte të bënit seks. Tashmë, jeni më selektivë dhe nuk shkoni thjesht për të kaluar rradhën. Në moshën 30-vjeçare jeni më kërkues dhe shkoni me njerëz që vërtet ju tërheqin.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268