Ju kujtohen rastet kur permendnim “yjet” e Hollywood-it si shembull për t’ju treguar prindërve se nuk është gjithmonë shkolla ajo që të çel dyert e suksesit? Pikërisht. Vin Diesel është njëri prej tyre.
Jo vetëm një aktor i mrekullueshëm, por profili i tij publik ka marrë edhe më shumë vlerë pas serive të “Fast And Furious”.
Megjithatë, 30 vite më parë, teksa Diesel ishte ende në Universitet, ai nuk e mori dot diplomën në Universitetin e Letërisë Angelze, me dëshirën për t’u bërë aktor.
Duke qenë se filloi të angazhohej me filma, diploma mbeti në plan të dytë. Megjithatë, ish-Universiteti i tij, “Hunter College”, pas 30 viteve ka vendosur ta vlerësojë aktorin me diplomë dhe Doktoraturë, duke qenë se arritjet e tij e meritojnë diçka të tillë.