Arbana Osmani është shumë aktive në Instagram ku ndan receta gatimi me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka sugjeruar për fansat myslimanë të provojnë një recetë gatimi për iftarin. Mirëpo, postimin e ka fshirë pas gafës që ka bërë por fotot janë siguruar nga ‘Express Rozë’.
Moderatorja e njohur sugjeronte një recetë me mish derri dhe verë të bardhë. Mesa duket, moderatores i ka shpëtuar fakti myslimanët nuk mund të konsumojnë mish derri apo të pinë alkool, për më tepër gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Ta keni si ide dhe për iftar me që shume mi kërkoni recetat para iftarit”, ka shkruar ajo. Ushqimi që ka sugjeruar Osmani është tagliatelle me lule kungulli, pancetta(mishi që përftohet nga pjesa e barkut të derrit) dhe krem djathi.
Pas reagimeve, moderatorja u shpreh në një postim se bëhej fjalë për pançetë viç, edhe pse njerëzit janë të bindur se një e tillë, nuk lëshon aq shumë yndryrë.