Është në pritje të fëmijës së saj të parë, sapo bëri 1 milion ndjekës në Instagram dhe vazhdon të pëlqehet gjithnjë e më tepër tek publiku.
Kjo është Xhensila Myrtezaj e cila po i njeh sukseset një nga një, si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Këngëtarja dë fundmi ishte e pranishme bashkë me Besin në promovimin e librit të Timo Fllokos. Gjatë mbrëmjes ajo këndoi një duet me këngëtarin Pirro Çako duke i bërë të gjithë të duartrokasin për emocionin që dhuruan.