INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në mungesë të votave, koalicioni PAN bllokon Kuvendin e Kosovës

Në mungesë të votave, koalicioni PAN bllokon Kuvendin e Kosovës

Publikuar më: 09:03 04-08-2017

Ka dështuar zgjedhja e kryetarit të Kuvendit për shkak se koalicioni fitues në mungesë të votave ka refuzuar ta propozojë kandidatin.

Testi i parë në votim, i cili u bë pas kërkesës së PAN-it për kohë shtesë, konfirmoi vetëm 60 vota të tyre, bashkë me komunitetet pakicë dhe deputeten e LDK-së, Teuta Rugova. Po aq i ka kampi tjetër i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni i bashkuar rreth LDK-së. Zyrtarë të PDK-së kanë shfrytëzuar si pretekst “mbylljen e seancës” nga ana e kryesuesit për të paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në vazhdimin e saj.

Por, sipas juristëve, bojkotimi i seancës nga koalicioni PAN është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014.

“Seanca konstitutive nuk quhet asnjëherë e mbyllur pa u realizuar qëllimi i saj kryesor – zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”, - ka thënë juristi Vigan Qorrolli.

Article Logic
Execution time: 0.0022590160369873