Irani nuk e kishte programuar përballjen me Kosovën në miqësore, pasi duhej të luante sipas akordit me kombëtaren greke mbrëmjen e 2 qershorit. Pavarësisht impenjimit mes dy federatave, nuk u arrit marrëveshja për stadiumin.
Skuadra e trajnerit Bernard Challandes, e cila mori një fitore të merituar ndaj Shqipërisë në përballjen e Zyrihut, pritej të impenjohej në një tjetër test të rëndësishëm ndaj një përfaqësueseje që është pjesë e fazës finale të Botërorit 2018, por Federata e Iranit ka vënë kushte të parealizueshme.
Sipas FFK-së, për sfidën e Stambollit, të dielën e 3 qershorit, Irani zgjodhi të luajë ndaj përfaqësueses kosovare nuk pranoi pjesëmarrjen e tifozëve, duke bërë që akordi të dështojë.
Kosova do të qëndrojë edhe dy ditë në grumbullim, e më pas, nga e shtuna futbollistët do të shpërndahen.