INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në ndihmë të maturantëve! Risi për pranimet në universitete [VIDEO]

Publikuar më: 08:26 17-04-2017

Pas kaosi që shoqëroi pranimet në universitete një vit më parë këtë vit ky process do të shoqërohet më një risi pozitive për maturantët. Ata që fitojnë të drejtën e studimit në një degë dhe më vonë rezultojnë fitues në një program studimi, që e preferojnë më shumë, do të kenë të drejtë të çregjistrohen. Jo si një vit më parë që nëse regjistroheshe në një degë nuik kishe më pas mundësi të shokje tek një tjetër.
Tashmë është gati udhëzimi, i cili këtë vit do të publikohet përpara afatit të përcaktuar, që në muajin maj. Pranimet në vitin e kaluar, i pari sipas ligjit të ri të arsimit të lartë, u shoqëruan me shumë polemika, kundërshti e protesta nga maturantë të mirë që mbetën jashtë dyerve të fakulteteve. Nga 27.600 maturantë që aplikuan, thuajse 23 mijë prej tyre siguruan një vend në universitet, ndërsa shumë të tjerë edhe pse ishin me nota të larta u penalizuan.
Mësohet se këtë vit do të jenë dy raunde pranimi, por jo me nënfaza të pafundme, deri në plotësimin e kuotave të secilit program studimi, siç ndodhi një vit më parë. Parashikohet shmangia e një dukurie të tillë për shkak të ndryshimit të bërë që në krye të herës, kritereve të pranimit dhe ato do të jenë dy faza.
E gjithë procedura e aplikimit dhe regjistrimit të kandidatëve fitues do të realizohet me ndihmën e dy portaleve: atë të maturantit dhe ai qeveritar. Të dhënat e maturantëve do të administrohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (ish Agjencia e Provimeve).

Ndiqni kroniken e In News..

Article Logic
Execution time: 0.0016961097717285