Banorët e Nju Jorkut kanë shfrytëzuar rastin për të zhdukur gjërat që i mërzitin dhe i zemërojnë. Ata po i hedhin të gjitha në një kosh gjigand plehrash që është ngritur në Times Square.
“Ne mendojmë që katarsisi është dicka e mirë. Ne hedhim sytë nga ngjarjet e vitit të kaluar, tek gjërat që ne duam t’u themi lamtumirë. Ka pasur shumë armiqësi ndaj shtypit dhe ne mendojmë se për vitet që vijnë duhet të festojmë gjërat që ne vlerësojmë më shumë. Times Square ka emrin e një gazete,” tha organizatori, Timp Tompkin, nga Aleanca The Times Square.
Mesazhe që denoncojnë faturat e larta të energjisë, dhunën nga armët e zjarrit apo edhe bllokimet në trafik, janë hedhur nga banorët në kosh. Kjo ditë e përvitshme konsiderohet si dita e ndarjes së mirë!