INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në ngërç sërisht, PD e PS “ngrijnë” negociatat për reformën në drejtësi

Në ngërç sërisht, PD e PS “ngrijnë” negociatat për reformën në drejtësi

Publikuar më: 16:40 24-03-2016

Seanca kuvendore, ku opozita bllokoj foltoren u parapriu rikthimit të ngërçit politik në vend. Në ditën kur ioshte parashikuar të vijonin negociatat mes hsumicës dhe opozitës, pas dakortësisë që u arrit të mërkuirën, dialogu politik për reformën në drejtësi është ndërprerë jashtë çdo parashikimi. Ndërkohë që palët kishin rënë dakord të rinisnin bisedimet paraditen e sotme, por i shtynë ato për shkak se anëtarët e komisionit duhet të ishin në Parlament.

Shtyrja e dytë, që ishte e papritur, ndodhi pas seancës plenare, kohë në të cilën demokratët dhe socialistët kishin rënë dakord të mblidheshin për të negociuar për 6 çështjet e mbetura nga tryeza e djeshme.

Duke reflektuar situatën në sallën e seancave plenare, opozita nuk u paraqit në tryezën e dialogut politik. Anëtarët demokratë të komisionit zhvilluan një mbledhje me kryetarin Lulzim Basha, i cili ka thirrur edhe një mbledhje jashtë rradhe të grupit parlamentar.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268