INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje dashurie me Era Istrefin? Julian Perreta zbulon si është e vërteta e raportit me yllin shqiptar! [FOTO]

Në një lidhje dashurie me Era Istrefin? Julian Perreta zbulon si është e vërteta e raportit me yllin shqiptar! [FOTO]

Publikuar më: 15:27 24-05-2020

Era Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura dhe dashura për publikun shqiptar.

Së fundmi, nëpërmjet një kontrate me kompaninë “Sony Music”, ia ka dalë që famën e saj ta çojë përtej kufijve shqiptarë duke u bërë kshu një artiste botërore.

Mirëpo, rreth jetës private artistja ngelet mjaft sekrete. Askush nuk di asgjë për një lidhej të mundshme të saj, por prej kohësh është përfolur për një lidhje me britanikun Julian Perreta, këngëtar dhe kantautor mjaft i njohur.

Megjithatë nëse janë shumë miq të afërt apo janë në një raport dashurie, e ka sqaruar vetë këngëtari anglez.

Në një postim në Instastory, ai i është përgjigjur një ndjekësi që e pyet nëse ai dhe Era janë çift.

“Era Istrefi është shoqja ime më e mirë. E dua shumë! Kemi kaluar shumë gjëra bashkë! Kemi udhëtuar rreth botës bashkë! Kemi jetuar bashkë! Nuk mund të ishim më pranë se kaq! Ajo është e gjithë bota për mua”.

Kjo përgjigje ka konfuzuar me siguri akoma më shumë ndjekësit, teksa Julian pranon se Erën e ka shoqe dhe asgjë më shumë.

Capture-33.png

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002