Një javë më parë, Tea Trifoni zbuloi në rubrikën “N’fermë” në emisionin E diell se është në një lidhje me një djalë nga Fieri, i cili është person jopublik. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” rrëfeu edhe se mes tyre ka ndodhur puthja duke shtuar se ishte e ëmbël. Ndërkohë që kurioziteti për identitetin e tij sa vjen e shtohet, “Icon.al” ka zbuluar se kush është partneri i ri i Teas duke siguruar foton dhe videon e parë të çiftit. Ata e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme në një lokal nate në Sarandë së bashku me miqtë e tyre dhe pas daljes janë fotografuar bashkë të kapur për dore. Tea dukej tepër komode krah tij e madje më vonë ka postuar në InstaStory një foto me të të, ku i duket vetëm krahu.
Kujtojmë se kur u pyet si e njohu të dashurin e ri, bukuroshja bionde u përgjigj “N’fermë” duke thënë: “Shumë rastësisht. Kur nuk e pret të vjen. Isha me Fationi duke festuar për qejfin tonë edhe kështu na doli ky bandilli aty”. Tea tregoi gjithashtu se komplimentet që ai i bëri në fillim nuk ishin për sytë siç i bëjnë zakonisht, por për karakterin dhe inteligjencën.