INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje? Ja dashuria e DJ Sardit [VIDEO]

Në një lidhje? Ja dashuria e DJ Sardit [VIDEO]

Publikuar më: 13:17 21-01-2018

Moderatori Ermal Peçi kishte të ftuar këtë të shtunë në “Një kat më lart” DJ Sardin. DJ i njohur në Tiranë është përfolur muajt e fundit për një lidhje të re dashurie teksa sqaron këtë lajm gjatë programit.

“Jeta private është private, aq sa kur cënohet mund te hedhësh në gjyq edhe portalet. Portalet këtë punë kanë. Qesh ti dhe e bëjnë lajm” – tha Sardi.

Po a është ai realisht i lidhur?

“Jo, nuk jam i lidhur. Momentalisht jam i dedikuar ndaj profesionit. Muzika është primare, është ‘femra’ e momentit dhe gjithë jetës.”- vijoi DJ Sardi.

Por sa e vështirë është puna e tij sidomos kur je ne një lidhje, kur punon deri vonë. A është e vërtetë ‘legjenda urbane’ që DJ ngacmojnë shumë femra? Sardi i përgjigjet Ermalit :

“Kur jam në punë jam në punë. Mendja është te puna te muzika, jo të gjuash femra. Kur mbaroj unë punën kanë ikur të gjitha. Jam aq i lodhur dhe mezi pres të gjej krevatin e të shtrihem”- tregoi Sardi.

Ndiqni të plotë intervistën e tij në “Një kat më lart”.

Article Logic
Execution time: 0.0036091804504395