INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje me Alba Hoxhën? Flet i ati i koreografit për jetën sentimentale të Albi Nakos: Nusen e djalit...[FOTO]

Në një lidhje me Alba Hoxhën? Flet i ati i koreografit për jetën sentimentale të Albi Nakos: Nusen e djalit...[FOTO]

Publikuar më: 08:12 14-05-2019

Prej muajsh tashmë në media është komentuar se balerina e njohur Alba Hoxha është në një lidhje me koreografin Albi Nako. Menjëherë pas divorcit me Klaudia Pepën, Albi u pa shpesh herë nën shoqërinë e Albës dhe madje në media u përfol se ata po e bënin lidhjen serioze dhe se do fejoheshin.

Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht lidhjen pavarësisht se përherë marrëdhënia e tyre ka marrë vëmendjen e mediave dhe të publikut. Madje para pak javësh Alba u përgjigj në Instagram lidhur me këtë histori dhe u shpreh se me Albin janë thjesht miq, asgjë më shumë.

Por ç’mendim ka i ati i Albit për nusen e ardhshme të djalit të tij. Koreografi i njohur Llaqi Nako ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” mbrëmjen e kaluar dhe mes shumë pyetjeve të fëmijëve sigurisht që nuk kanë munguar as pyetjet për djalin e tij koreografin Albi Nako.

Nisur nga fakti që Albi dhe Llaqi janë balerinë, Alba (vajza e tij) piktore dhe bashkëshortja ekonomiste, një nga vogëlushet e ka pyetur Llaqin se çfarë profesioni do të donte të kishte nusja e djalit të tij.

“Duke qenë vetë balerinë nuk dua që nusja e Albit të jetë balerinë”- është shprehur Llaqi duke treguar se nuk do të dëshironte për faktin se e njeh mirë këtë profesion.

Gjithashtu ai ka treguar më tej, se Albi nuk ka ngelur pa nuse, thjesht e ka vetë në dorë se kur dëshiron të krijojë familje.

LLAQI.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385