Dy konkurrentët e “Kepi i Tundimeve”, Atdhe Xheravina dhe Erjola Doçi prej kohësh janë përfolur në rrjet për një lidhje. Mes dyshes nuk kanë munguar ngacmimet dhe flirtimet gjatë reality-showt.
Atdheu, një një nga skena e show-t ka ndihmuar Erjolën të zhvishet, teksa më pas ka nuhatur rrobat e saj.
“Kur bëhet fjalë për gocat e kolme, sidomos për Erjolën…ka gjithë atë trup!”, është shprehur ai.
Erjola nga ana e saj nuk ka mbetur pas, e cila edhe pse ka shprehur pëlqimin për Atdheun, është treguar e hezituar. Së fundmi në një lojë në “E diell” ajo zbuloi se nuk është në një lidhje me Atdheun.
Edhe pse i bëri të qarta ndjenjat e saj kjo nuk e pengoi atë t’i bënte atij një rreng, ku i shprehu pëlqimin dhe e ftoi në takim.
“Athe si je? Më ka marrë malli shumë dhe doja të thoja se dua të vazhdojmë atë që lamë përgjysmë te Kepi!”- i tha ajo.