INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje me Capital T? Flet për herë të parë Nevina Shtylla: Më propozoi…

Në një lidhje me Capital T? Flet për herë të parë Nevina Shtylla: Më propozoi…

Publikuar më: 15:32 23-07-2021

Protagoniste në videoklipin e fundit të Capital T ishte Nevila Shtylla. Para se video të publikohej dyshja publikuan një fotografi ku shiheshin të buzëqeshur krah njëri-tjetrit. Kjo bëri që menjëherë të aludohet për një lidhje të mundshme dashurie mes tyre dhe edhe pas publikimit të klipit zëra të tillë vazhdojnë akoma.

Këta zëra i ka mohuar prezantuesja e njohur, e cila ka folur për herë të parë për këtë temë.

Ajo tha se me reperin janë vetëm miq dhe është ai që i ka propozuar për të qenë pjesë e videos së tij.

“Klipi ka shkuar shumë mirë. Sa i përket Capitalit, nuk ka asgjë përtej miqësisë. Kemi komunikuar. Më propozoi të jem pjesë e klipit të tij. Në fillim isha skeptike se më ka ardhur dhe herë të tjera si propozim nga emra shumë të mirë që mund ta kisha marrë në konsideratë, por ndoshta nuk kam qenë gati dhe nuk doja të ndihesha thjesht një vajzë klipi. Propozimi i Capital T vinte pak dhe në versionin filmik në realizimin e tij, kështu që kishte diçka ndryshe nga realizimet e zakonshme kështu që më pëlqeu si propozim. Isha kënaqësi të punoja dhe të isha pjesë e projektit”, tha Nevina.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105