INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Cindy Marina flet për marrëdhënien që ka me ''vjehrrën''

Në një lidhje me djalin e Jozefina Topallit, Cindy Marina flet për marrëdhënien që ka me ''vjehrrën''

Publikuar më: 12:30 28-09-2022

I-sh-Missi, Cindy Marina e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” ka folur për marrëdhënien me ish-kryetaren e parlamentit Topalli.

Ajo rrëfen se e ka njohur Jozefinën para se të kishte lidhje me Genarin, pasi kishin patur njohje të hershme familjare. Edhe pse ende nuk e quan vjehërr, Cindy tregon se marrëdhënien me mamanë e partnerit të saj e ka shumë të mirë e madje ndihet me fat që e ka njohur.

Rudina Magjistari: Po me zonjën Jozefina Topalli je takuar?

Cindy Marina: Patjetër që po. Në fakt e kam takuar shumë më parë se të takoja Genarin. Jemi njohur familjarisht më parë, kështu që kur unë u lidha me Genarin nuk kisha ndonjë siklet ta takoja. Ajo është njeri i mrekullueshëm. Vërtet jam me fat që e njoh.

Rudina Magjistari: Unë uroj që gjërat të shkojnë mirë dhe bukur dhe ju të merrni vendime të rëndësishme me njëri-tjetrin. Por do ishte një vjehërr e shkëlqyer. Një vjehërr shumë e bukur, e zonja.

Cindy Marina: Ju e dini.

Rudina Magjistari: Do ishe me shumë fat apo jo po ta mendosh në këtë drejtim. Do ishte ndoshta edhe një mikeshë për ty? Si e mendon?

Cindy Marina: Unë akoma jam shumë e re. Nuk kam menduar për këto lloj gjërash, por siç thashë, ajo është e mrekullueshme, nuk mendoj se mund të ndryshoj njeriu. Ajo gjithmonë ka qëndruar njëlloj, siç është, e qeshur dhe shumë e dashur.

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877