INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje me Erikun apo Beartin? Flet për herë të parë Jasmina e Përputhen!

Në një lidhje me Erikun apo Beartin? Flet për herë të parë Jasmina e Përputhen!

Publikuar më: 15:39 28-10-2021

Edhe pse aventura e saj në televizion ka përfunduar prej kohësh pas perfundimit të sezonit të dytë të “Për’puthen”, Jasmina Kadriu vazhdon të përflitet akoma në median rozë. Së fundmi u tha se ish-konkurrentja është në lidhje me Erik Fullanin pas disa detajeve të kapura nga ndjekësit ndërsa u përfol edhe për Beartin madje u publikuan edhe disa fotografi ku dyshja shihen bashkë.

Jasmina, ka reaguar për herë të parë pas këtyre thashethemeve, në një bisedë virtuale me ndjekësit, ku nuk kanë munguar pyetjet për lidhjen e saj të re.

E pyetur për Erikun, Jasmina ka thënë shkurt: “Jo, nuk jam”, dhe të njëjtën përgjigje ka dhënë edhe për Beartin. “Jo, as me Beartin nuk jam e lidhur”, duke i dhënë fund aludimeve.

C9D9E5BF-F728-4EAE-97D2-2C1934D49662.png

 

336E91FA-3DD0-4D6B-B090-EA8612B6B614.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035040378570557