Ditë më parë në media u përfol për një lidhje dashurie mes Jasmina Kadriu dhe Erik Fullani. Ishin ndjekësit që në postime të ndryshme në rrjetet sociale kishin bërë lidhjen mes dyshesh duke shfaqur pamje me veshje të njëjta dhe të të njëjtin vend.
Edhe pse lajmi mori dhenë ish-konkurrentja qëndroi në heshtje duke mos mohuar e as pohuar një gjë të tillë.
Por situatën ka vendosur ta sqarojë Erik Fullani, i cili në një bisedë me ndjekësit e tij i dha fund thashethemeve duke u deklaruar single.
“Jo, nuk jam [i lidhur]. Jam beqar, single po meqë e keni kaq merak kur të lidhem do t’ua them. Burrash” – është shprehur Eriku dhe me këtë patjetër që iu përgjigj edhe lajmeve të shumta të shpërndara për të dhe Jasminën.