INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje me Romeo Veshaj? U tha se e kaluan Vitin e Ri bashkë në Dubai, flet për herë të parë Arta Nitaj!

Në një lidhje me Romeo Veshaj? U tha se e kaluan Vitin e Ri bashkë në Dubai, flet për herë të parë Arta Nitaj!

Publikuar më: 20:36 11-01-2022

Dubai ishte një nga destinacionet e preferuara të personazheve të showbizz-it shqiptar për festat e fundvitit, dhe jo vetëm. Aty zgjodhën të kalonin disa ditë edhe modelja Arta Nitaj dhe aktori i humorit Romeo Veshaj. Madje, ata u fotografuan në të njëjtin restorant, në të njëjtën ditë, që i bëri të gjithë të dyshojnë se ishin bashkë, madje në media rozë u përfol se mund të ishin në një lidhje.

Mirëpo, e kontaktuar nga Prive.al, modelja foli për raportin e saj me Romeon, duke zbuluar të vërtetën.

“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo. Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”. Për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë” – u shpreh Arta.

Por, ajo zbuloi edhe diçka tjetër për veten, nisur nga kjo histori.

“Kam Romeon tim unë”, ka thënë Arta për Prive, duke treguar se ajo është në një lidhje dashurie.

Pra, shumë zhurmë për asgjë!

 

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713